22.9 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Ahmeti: Maqedonasit vetëm me shqiptarët shpëtojnë prej serbëve, bullgarëve dhe grekëve

(VIDEO) Ahmeti: Maqedonasit vetëm me shqiptarët shpëtojnë prej serbëve, bullgarëve dhe grekëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në ceremoninë për shënimin e Marrëveshjessë Ohrit tha se sot lexon disa deklarata dhe prononcime për Marrëveshjen e Ohrit, të cilat i cilësoi si vrima e fundit kavallit Sipas tij, këta nuk kanë kontribuar për ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë.

Ali Ahmeti, BDI

Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltitin serb, bullgarët dhe grekët, dhe këtë që ua them un këtu ua kam thënë të gjithëve përfaqësuesve politik të komunitetit maqedonas. Vetëm me ne duke bashkëpunuar duke bashkëjetuar mund ta ruajnë historinë, identitetin e tyre kombëtar përndryshe janë të destinuar që të mos egzistojnë fare”.

Fjalim mbajti edhe Ziadin Sela ku ai potencoi se po bëhen përpjekje për t’u rrënuar paqja në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, Fronti Europian është serioz në çdo hap politik që merr dhe se ata do të veprojnë sipas postulatës kryesore që marrëveshja e Ohrit ka.

Ziadin Sela

Siç edhe është paralajmëruar nga ana e Frontit po bëhen përpjekje për tu rrënuar paqen. Fronti Europian është serioz në çdo hap politik të cilin e mer dhe natyrisht që jemi këtu për të thënë që ne do të mbrojmë atë që quhet paqe, ne do të mbrojmë atë që u arrit nëpërmjet marrëveshjes kornizë të Ohrit por në të njejtën kohë ne do të veprojmë edhe sipas nji ndër postulatës kryesore që marrëveshja e Ohrit ka”.

Lideri I Partisë Demokratike të Turqëve Bejxhan Iljaz tha se marrëvershja e Ohrit ka zgjidhur shumë çështje të komplikuara në vend dhe është një ndër marrëveshjet më të rëndësishme e cila ndikon thellë në ardhmërinë e vendit tonë.

BEJXHAN ILJAZ , KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE TË TURQËVE

Kjo marrëveshje që ka rëndësi të madhe për vendin tonë është në një farë kuptimi një nga blloqet ndërtuese më të rëndësishme e cila thellë ndikon në ardhmërinë e vendit tonë dhe ka formuar të ardhmen e vendit tonë nga dita e nënshkrimit të saj. Me marrëveshjen e Ohrit të gjithë banorët e vendit tonë e fituan të drejtën ta shfrytëzojnë gjuhën e tyre amtare dhe të përfaqësohen në institucionit kyçe të vendit”.

Ndërkaq, Arianit Hoxha Partia Demokratiek Europiane, tha se marrëveshja e Ohrit u arrit të nënshkruhet pas një procesi shumë delikat.

Arianit Hoxha

Pas 23 viteve nga marrëveshja e Ohrit që sot është pjesë përbërëse e kushtetutës së vendit, forca të cilat po sabotojnë të ardhmen europiane të vendit po hapin plagët e vjetra duke dashur të prishin gjithçka që është ndërtuar me mirëbesim, dialog dhe mirëkuptim mes komuniteteve”.

Folësit deklaruan se duhet që mos të lejohet të përsëritet devijime nga marrëveshja e Ohrit dhe se mirëbesimin ta zëvendësojnë me institucionalizim.tvshenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments