15.8 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit nuk është marrëveshje për qëndrim pafundësisht në...

Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit nuk është marrëveshje për qëndrim pafundësisht në pushtet

“Ne nuk mund të rrimë duke u marrë vesh pafundësisht, ka ardhur koha që marrëveshjet e arritura të kthehen në bazë për modernizimin dhe europianizimin e shtetit”, këtë e tha mes tjerash sot zv/kryeministri Izet Mexhiti në panel diskutimin për 23-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, përcjell TV21.

Mexhiti thotë se ditëve të fundit është ringjallur tema e MO-së, për siç thotë ai, instrument për manipulimin e opinionit.

“Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje për shtetin, nuk është marrëveshje për pjesëmarrjen në pushtet të një partie politike përjetësisht. Periudha para nesh do të jetë periudhë që do të hapim një etap të re të politikës dhe politikbërjes. Maqedonia e Veriut nga një shoqëri me marrëveshje, do të avancojë drejt një shoqërie të marrun vesh”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments