-2.9 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeMickoski refuzon edhe një drejtor të VLEN, kuadrin e Taravarit, Tahir Tairi

Mickoski refuzon edhe një drejtor të VLEN, kuadrin e Taravarit, Tahir Tairi

Edhe një drejtor i propozuar nga koalicioni VLEN është refuzuar nga Qeverja e Hristijan Mickoskit. Kësaj radhe Tahir Tairi, nuk është zgjedhur drejtor i Institutit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjëve.
Arsyet konkrete nuk dihen ende, por jozyrtarisht mësohet se as Tairi nuk i ka plotësuar kushtet profesionale për këtë post.
Kjo nuk është e parë që VLEN dështon të emrojë kuadro të tyre në institucione.
Fillimisht Mickoski kishte refuzuar Muhamet Ametin për zëvendës ministër të punëve të brendshme, ndërsa jozyrtarisht u mësua se arsye ka qenë pjesëmarja e tij në UÇK. Më pas zëvendës drejtori i burgut të Idrizovës u refuzua pasi ka pasur vepër penale. Me arsye të ngjashme janë refuzuar edhe drejtor të tjerë, ndërsa së fundmi, pasi u emrua, për disa ditë u shkarkua edhe udhëheqësja e auditorit për fondet IPA.
Në të gjitha rastet, kuadrot e VLEN refuzohen pasi nuk kanë përgaditje adekuate, kanë vepra penale, ose nuk janë të pëlqyeshëm për Mickoskin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments