10.8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë fillim të shtatorit do të ketë trondtije në njërën parti të...

Në fillim të shtatorit do të ketë trondtije në njërën parti të VLEN-it!?

Koalicioni VLEN erdhi si një bashkëpunim i pesë partive politike gjegjësisht katër partive politike në Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjes së Vetvendosjes së Kosovës. Ata nuk arritën të jenë fitues në kampin politik shqiptar edhe pse morën  13 deputet. Me 13 deputet si humbës u bënë pjesë e qeverisë bashkë me VMRO-në dhe ZNAM-in.

Ende pa kaluar 100 ditë të  qeverisjes ata janë goditur pamëshirshëm nga partnerët e koaliconit si nga VMRO-ja poashtu edhe nga ZNAM-i i Maksimit Dimitrievskit. Sa herë që e hapin gojën në mëngjes  për ndryshimet kushteteuse, në mbrëmje ua mbyllin gojën nga VMRO-ja dhe ZNAM-i.

Në fillim ua hoqi flamurin shqiptarë, më pas i fotografoi me flamurin maqedonas, larguan gjuhën shqipe nga webfaqet e ministrive, në Washington nuk morën asnjë shqiptarë,  skandali me Vjosa Osmanin dhe shumë skandale tjera brenda  dy muajve.

Më pas VMRO-ja nuk ua pranon kandidatët për drejtor,  ministrat e  BESËS dhe LD_së i ka zhveshur  nga kompetencat. Atë të Ekonomisë e la të merret me tezgat, ndërsa atë të LD-së e la të meret vetëm me kanalizimet.

Gjithë këto zhvillime brenda dy muajve ka hasur në pakënaqësi të mëdha brenda VLEN-it, duke mos duruar nënçmimin që ju bëhen shqiptarëve në këtë qeveri.

Portali TS, mëson ekskluzivisht se në fillim të shtatorit, pritet të ndodh tronditje në një nga partitë e VLEN-it, duke dhënë dorëheqje, shumë figura kryesore të partisë, shkaku i shumë nënçmimeve të mëdha që ndodhin në këtë qeveri mes VMRO-së, VLEN dhe ZNAM-it.

E deri sa të nisin tronditjet në VLEN, VMRO-ja pritet të shkel edhe më shumë këtë koalicion që ka hyrë si humbës në qeveri./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments