Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se armët dhe municioni përbejnë një pjesë të konsiderueshme të volumit të importit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë tri viteve të fundit Kosova nga ky shtet importoi armë dhe municion në vlere prej më shumë se 16,2 milionë euro.
Në vitin 2023 Kosova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës importoi armë dhe municion në vlerë prej 9,7 milionë euro, në vitin 2022 shuma e municionit dhe armeve të importuara arriti vlerën në 3,6 milionë euro , deri sa në vitin 2021 ishte 2,9 milionë euro.