6.4 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria e RMV -së,do ta shkarkojë të sapoemëruarën në postin e auditorit...

Qeveria e RMV -së,do ta shkarkojë të sapoemëruarën në postin e auditorit të fondeve IPA.Revizorja kryesore për IPA Fondet nën ”lupën” e BE-së dhe Antikorrupsionit!

FONDET EVROPIANE

Në Komisionin Antikorrupsion ka mbërritur një denoncim anonim se një person jo i kualifikuar është emëruar në postin e Revizorit kryesor.

Me vendim të Qeverisë, nga java e kaluar, në këtë pozitë është emëruar Afrona Verzivoli nga VLEN, që sipas njoftimeve nuk ka kualifikime adekuate për këtë pozitë.

BE-ja paralajmëroi se me kujdes do ta shqyrtojë këtë emërim të Qeverisë, duke marrë parasysh se Revizori kryesor për IPA Fondet dhe i gjithë trupi i revizorëve llogaridhënie i japin BE-së, e jo Qeverisë.

“Me rëndësi është që të gjitha emërimet në pozita kopetente në institucionet shtetërore të kryhen me respektimin e të gjitha kushteve për vendin e punës dhe kualifikimin relevant. BE me kujdes do t`i shqyrtojë emërimet, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me shfrytëzimin e projekteve dhe aktiviteteve që financohen nga BE-ja në RMV” – tha delegacioni i BE-se ne Shkup.

Nën nenin 5 të ligjit për revizion thuhet se emërimi i revizorit kryesor për IPA fondet bëhet me thirrje publike, kurse kandidatët duhet të kenë arsim të lartë nga fusha e shkencave juridike apo ekonomike, të ketë së paku 7 vite përvojë pune por edhe të ketë certifikatë nga fusha e revizionit si dhe certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze. /tvklan.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments