Ministri i Jashtëm i përkohshëm iranian, Ali Bagheri akuzoi Izraelin se po kërkon që të zgjerojë luftën në rajon.
Ai u shpreh se Izraeli bëri një gabim strategjik dhe të kushtueshëm duke vrarë liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh javën e kaluar në Teheran.
“Akti i kryer nga sionistët në Teheran ishte një gabim strategjik sepse do t’u kushtojë shtrenjtë. Izraeli do të shtrijë tensionin, luftën dhe konfliktin në vendet e tjera”, tha ministri i Jashtëm iranian.