2.7 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolitikani serb deklarohet pas lirimit nga Policia e Kosovës

Politikani serb deklarohet pas lirimit nga Policia e Kosovës

Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq ka folur pas lirimit të tij nga Policia e Kosovës, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë.

Ai ka treguar momentin e arrestimit nga Policia e Kosovës, pro ka mohuar të ketë penguar zyrtarët në kryerjen e detyrave të tyre.

“Ne nuk i kemi penguar zyrtarët që të kryejnë detyrat e tyre zyrtare për atë që po na ngarkohet… Policët na rrëzuan përtokë, na shtrembëruan duart dhe na arrestuan, nuk e di nëse ishin vetëm policë, sepse ishin edhe ata personat civilë që ishin mysafirë të kafenesë Dolce Vita, shqiptarë që flasin në gjuhën shqipe, kështu që ndoshta përveç policisë së rregullt na ka arrestuar ndonjë polic privat”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë për tolerancë ndëretnike dhe paqe për të gjitha nacionalitetet në Kosovë.

“Dua t’u them të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie, se duhet të kemi paqe, të kemi tolerancë, të respektojmë njëri-tjetrin, ashtu siç respektohen simbolet shqiptare në mes të Prishtinës, në shumë institucione, nëse flamuri shqiptar dhe të tjerët nuk pengojnë , pse po pengon flamuri serb në qytetin tim në një qytet me shumicë serbe, pra në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Arsenijeviq.

Ndryshe, një numër i qytetarëve serbë kanë protestuar sot në Mitrovicën e Veriut pas arrestimit të liderit të Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq nga Policia e Kosovës, pasi ky i fundit së bashku me Stefan Velkoviq u arrestuan, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër.

Pas lirimit të tij, qytetarët kanë duartrokitur dhe Arsenijeviq ka shpalosur flamurin serb para qytetarëve serbë.

Arrestimi i Arsenijeviq dhe Velkoviq u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

QUINT-i më 2 gusht deklaroi se aktualisht nuk e mbështesin hapjen e urës, ndërsa KFOR tha se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret në kuadër të dialogut. Ura aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë. 

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments