13.8 C
Tetovo
E premte, 8 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: Menjëherë të nisë një vetting i monitoruar ndërkombëtarisht, për çdo politikan...

BDI: Menjëherë të nisë një vetting i monitoruar ndërkombëtarisht, për çdo politikan në 30 vitet e fundit

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që në vend të nisë procesi i vetingut. Nga BDI thonë se çdo ditë që kalon pa këtë proces është një humbje për demokracinë dhe integritetin e vendit tonë.

“Kanë kaluar tre ditë dhe ende nuk ka kërkesë nga partitë politike dhe qeveria monoetnike nga komuniteti ndërkombëtar për vetting të monitoruar ndërkombëtarisht. Frika nga vettingu i plotë nuk mund të mbulohet me kumtesa qesharake. Është e qartë se çdo vonesë në këtë proces vetëm do të forcoj ëdyshimet e qytetarëve për përkushtimin e vërtetë ndaj luftës kundër korrupsionit. Ne kërkojmë që menjëherë të nisë një vetting i monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit. Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri. Çdo vonesë dhe refuzim vetëm tregon se zhurma për luftën kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments