“Me ribalancimin janë ndarë 1 miliardë e 250 milionë denarë për pagesën e borxheve të papaguara ndaj bujqve që nuk i ka paguar Qeveria e kaluar”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në rrjetet sociale.
Për krahasim, shton ai, vitin e kaluar kilogrami i rrushit Smederevka është blerë me çmim prej 15 denarë, që do të thotë se këtë vit kemi një rritje prej 3,3 denarë, gjegjësisht 22%, ndërsa një kilogram rrush Vranec në vitin 2023 është blerë me çmim prej 18 denarë, në vitin 2024 kemi rritje prej 2,8 denarë ose 15,5%.
“I gjithë procesi i blerjes do të monitorohet nga inspektorati i bujqësisë, i cili do të vendosë inspektorë në çdo blerje për të monitoruar procesin”, shton Mickoski