“SDS dhe BDI të thonë cili është plani për destabilizim dhe cili është qëllimi? A po e përgatisin SDS dhe BDI së bashku planin për destabilizimin e vendit nga vjeshta?”, pyet VMRO-DPMNE.
“Filipçe vrapoi me një status në Facebook për ta hequr mizën nga kapelja, por më kot edhe fëmijët e vegjël e dinë se SDS është vëllai i vogël i BDI-së.
Të gjitha krimet e BDI-së nuk do të ishin të mundura pa SDS-në.
SDS të thotë se çfarë planifikojnë me BDI-në dhe a është qëllimi që të mbrohen nga përgjegjësia për krimet e kryera dhe shteti i plaçkitur?
Si SDS ashtu edhe BDI duhet ta dinë se dhuna dhe çrregullimi nuk do t’u ndihmojë, përkundrazi do të duhet të përgjigjen për këtë dhe të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.