-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme34 punonjës të pa njoftuar për largimin nga puna – Kërkesë për...

34 punonjës të pa njoftuar për largimin nga puna – Kërkesë për rikthim dhe hetim për mobing nga drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj.(video)

34 punonjësit të Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe të cilët mbetën pa punë, thonë se në asnjë moment nuk kanë qenë të njoftuar për largimin, ndërsa tani po përballen edhe me presione. Ata kërkojnë të kthehen në punë, pas ndërprerjes së kontratave 5 vjeçare që i kishin.

“Ne kërkojmë angazhimin e Ministrisë së Kulturës dhe Financave poashtu edhe të Qeverisë, që të kthehemi sa më parë në punë dhe mos të detyrohemi ne si artistë të bredhim duke protestuar rrugëve dhe para institucioneve përkatëse. I bëjmë thirrje politikës aktuale të mos jenë indiferent ndaj problematikës tonë”, tha Vullnet Neziri.

Ka më shumë se një javë që këta artist janë të ç‘lajmëruar nga puna, ndërsa sipas drejtorit të tyre Shkodran Tolaj, kjo gjë nuk ka qenë e mundur të parandalohet pasi Qeveria e re nuk ka lejuar hapjen e konkurseve.

Përvec kësaj artistët  thonë se kanë pasur edhe presione të ndryshme nga drejtori Shkodran Tolaj. Jetmir Rexhepi thotë se ndonëse me stendë në zemër drejtori e ka detyruar të shkojë në punë gjatë verës.

“I kam thënë që nuk mund të vij, ka qenë shumë nxehtë, më ka detyruar të vij në punë dhe ja ku janë kolegët, kam ra në skenë, më kanë dërguar në spital kam qëndruar 10 ditë dhe nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim”, deklaroi Jetmir Rexhepi.

Ndërsa Faton Xhoni njëri prej të lënduarve në punë, deklaron se Tolaj në polici ka dhënë deklaratë, kinse i punësuari është lënduar gjatë pauzës.

“Asnjë nga organizatorët apo kush është përgjegjës për neve nuk është kujdesur që të më dërgojë deri në spital, poashtu I lënduar kam shkuar vetë deri në spital me ndihëm e disa kolegëve. Si dhe i ka dërguar kolegët që të nënshkruajnë kinse unë jam vrarë jashtë orarit të punës”, u shpreh Faton Xhoni.

Në një postim në facebook Tolaj është arsyetuar për akuzat për mobing ndaj punëtorëve.

“Sa i takon lëndimeve në punë, kanë ndodhur dy raste, por jo si pasojë e kushteve të punës madje njeri duke lozur e bërë shaka gjatë pauzës është vetaksidentuar (i njejti rast dhe atëherë është tentuar të shfrytëzohet për çështje mediale- mungesë kushtesh). Megjithatë nuk kam dashur ti prek punëtorët në rrogë asnjëherë, nuk kam përjashtuar kurr nga puna asnjeri dhe këtë “mobing” është dashur dhe duhet denoncuar në organe kompetente”, deklaroi Shkodran Tolaj.

Se a do të kthehen artistët në punë dhe a do të ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve të presionit nga Drejtori Shkodran Tolaj ndaj të punësuarve, pyetëm zv.ministrin e kulturës Sedat Sulejmani, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm asnjë përgjigje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments