Për shkak të disa rasteve të falsifikimit të monedhave në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës së bashku me sektorin e hulumtimit të krimit ekonomik dhe korrupsionit në policinë kosovare dhe në bashkëpunim me disa organe të tjera ndërmorën aktivitete kundër këtij falsifikimi.
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut e kane arrestuar një shtetas maqedon i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro.
Për të njëjtin rast në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione.
“Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre”, thuhet në njoftimin e përbashkët të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.
Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.
Si rezultat i këtij operacioni një ditë më parë më Kosovë u arrestua një shtetas i Maqedonisë së Veriut për të cilin ekziston dyshim se ka prodhuar dhe ka lëshuar në qarkullim në Kosovë monedha false 2 euroshe. Në Shkup janë bërë bastisje në 3 lokacione dhe janë konfiskuar makina për falsifikimin e monedhave.