-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVuçiqi thotë se nga 1 shtatori do të punësojnë serbë të Kosovës...

Vuçiqi thotë se nga 1 shtatori do të punësojnë serbë të Kosovës në Serbi, reagon edhe rreth arrestimeve për krime lufte

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nga 1 shtatori do të ketë punësime të serbëve nga Kosova në Serbi.

“Ne do të punësojmë një numër të madh të serbëve në mënyrë që ata të mbijetojnë më lehtë të paktën në kuptim ekonomik, pra në 20 ditët e ardhshme, nga 1 shtatori. Unë dhe kryeministri Vuçeviq kemi folur tashmë”, tha Vuçiq.

Tutje, presidenti serb reagoi edhe për pesë të arrestuarit serbë në Kosovë, të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, duke thënë se bashkësia ndërkombëtarë po hesht për këto arrestime.

“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe ta dinë se nuk guxojnë të jenë aty, në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe botës perëndimore, e cila pretendon, për të mos parë se çfarë po ndodh”, u tha Vuçiq gazetarëve në Loznicë, shkruan Kosovoonline.

Siç tha ai, përfaqësuesit e vendeve të QUINT’it do të thonë se “nuk janë pro”, por që sipas tij, do të heshtin dhe do të presin.

Vuçiq theksoi se drejtori i të ashtuquajturës Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa ka thënë se ai do të flas nesër.

“Le t’i pyesim nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të paaftë. T’ua kujtoj, kur një autobus ndalohet në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës – e gjithë Europa  shkruan tekste, edhe pse askush nuk i ka prekur, as nuk i arrestuar”, tha Vuçiq.

Ai vlerësoi se këto janë standarde të dyfishta dhe se “duhet të mësohemi”.

“Ne duhet ta forcojmë vendin tonë, të ndjekim ndryshimet në botë, të ndjekim se çfarë po ndodh, në mënyrë që të mos habitemi si në vitin 1989 kur nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte në botë”, tha Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments