-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Skandali në aeroport nuk duhet të anashkalohet, i kemi të gjitha...

LSDM: Skandali në aeroport nuk duhet të anashkalohet, i kemi të gjitha informatat e incidentit

Kanë vazhduar edhe sot reagimet në lidhje me incidentit që ndodhi më 1 gushtë në aeroportin e Shkupit, ku Presidentes së Kosovës ,Vjosa Osmani, sigurimi i aeroportit tentoi t’i marrë telefonin privat, gjë që shkaktoi përplasje mes tyre.

Nga opozitarja LSDM presin që Ministria e Punëve të Brendshme dhe kontrolli i brendshëm sa më shpejt të dalin me informacione të detajuara për opinionin se çfarë ka ndodhur saktësisht në aeroportin e Shkupit. Ata theksoijnë se skandali në aeroport nuk mundet të anashkalohet dhe se LSDM i ka të gjitha informacionet.

LSDM

LSDM ka informacione të plota se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse MPB-ja tenton të plotësojë faktet, gjithçka do të publikohet. Hetimi i këtij rasti nuk duhet të paraqesë asnjë problem për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë sepse aeroporti është nën vëzhgim të plotë me video dhe pa problem mund të përcaktojnë të gjitha detajet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments