Pas incidentit ndërshtetëror me presidenten Vjosa Osmani, të hënën në Shkup pritet të vijë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë për gazetën KOHA se Kurti në Shkup do të takojë zyrtarët më të lartë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tema kryesore e takimit do të jetë incidenti ndërshtetëror në Aeroportin e Shkupit, konkretisht poshtërimi dhe keqtrajtimi i presidentes Vjosa Osmani, e cila megjithëse me notë verbale, u pengua të udhëtojë me kohë drejt Sllovenisë.
Protokolli shtetëror i dy vendeve po i koordinojnë takimet dhe besohet se të hënën paradite, Kurti arrin në Shkup.
Albin Kurti të hënën në Shkup, tema kryesore incidenti ndërshtetëror me presidenten Osmani
RELATED ARTICLES