-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: VLEN ka legjitimitetin e plotë tek shqiptarët, BDI koalicion multietnik.

Izet Mexhiti: VLEN ka legjitimitetin e plotë tek shqiptarët, BDI koalicion multietnik.

Zëvendës Kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhit ka sqaruar opininon kosovar rreth legjitimitetit të koalicionit shqiptar VLEN në qeverinë aktuale.

Në emisionin “Pressing” në T7 ai tha se, VLEN-i ka legjitimitetin e plotë, për faktin se Fronti Opozitar është një kualicion multietnik.

“Koalicioni VLEN është koalicion i pastër shqiptar, ndërsa Fronti Evropian është koalicion i 9 partive dhe katër komuniteteve. Dallimi është bërë me votat e komunitetit turk, romë, boshnjak dhe të tjerë, që nuk ka ndodhur në të kaluarën. Prej se është themeluar BDI asnjëherë nuk ka shkuar në zgjedhje si koalicion, por si subjektë në vete. Pran bëhet fjalë për një koalicion multietnik dhe nuk mund të bëhet paralele mes 18 deputetëve të Frontit Evropian dhe 14 të koalicioni VLEN. Kur I heqim votat e komuniteteve, me shumë përgjegjësi e them se VLEN është fitues apsolut në kampin shqiptar. Vota aktive shqiptare janë diku 170 mijë, dhe nga këto koalicioni jonë shqiptar ka marrë 107 mijë. Kjo është hera e parë në Maqedoninë e Veriut që opozita shqiptare ta tejkaloj numrin mbi 100 mijë vota”, është shprehur Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments