Në 2-3 javët e para, një nga temat që mësova nga ju ishte tarifa e noterit, pra vendimi që paraardhësi im kishte firmosur me largimin e tij. Unë kam nisur procedurën për tërheqjen e vendimit për dhënien e pëlqimit për rritjen e tarifës së noterit, të cilin e ka miratuar qeveria e kaluar.
Ish-ministri mori një vendim që duhet të hyjë në fuqi më 1 shtator, i cili lejon dhjetëfishimin e çmimeve të shërbimeve noteriale. Unë besoj se populli nuk duhet të paguajë 10 herë më shumë për diçka që është miratuar pa një debat të gjerë dhe nuk e shoh kuptimin. Do të dëgjojmë edhe mendimin e noterëve.
Vendimi është marrë në shkurt, por kanë pritur që të kalojnë zgjedhjet, askush nuk e ka informuar opinionin për këtë, gjegjësisht procesi ka qenë i fshehur, thotë Igor Filkov, ministër i Drejtësisë.