7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAngellovi: Dymbëdhjetë fshatra në RMV,janë kapluar nga zjarret

Angellovi: Dymbëdhjetë fshatra në RMV,janë kapluar nga zjarret

Dymbëdhjetë fshatra janë kapluar nga zjarret, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov, i cili aktualisht ndodhet në rajonin e Sveti Nikollës, ku zjarri ka hyrë në tri fshatra dhe janë djegur shtëpi të vjetra, por edhe shtëpi ku banon popullatë vendase në fshatrat Nemanjici dhe Malino.“Për fat të keq, kemi shtëpi të djegura, shumica e shtëpive në fshatin Nemanjici janë të vjetra dhe të braktisura, por këtu kemi edhe shtëpi të banuara nga popullata vendase. Fshatra të kapluara nga zjarret ka edhe në territorin e Komunës së Kumanovës, tre fshatra dhe atë fshati K’shanje, Kokoshinë dhe Murgash, ku kryesisht ka vila. Në territorin e komunës Nagoriçani i Vjetër, nga zjarri janë kapluar tre fshatra, Malotinë, Riginjc dhe Konjuh, pastaj në komunën e Sveti Nikollës, Nemanjici, Orel dhe Malino. Në thelb, ky zjarr në fshatin Nemanjici, ku jemi tani, ka filluar nga fshati Orel, i cili ka shpërthyer diku në mes të fshatit dhe ka lëvizur këndej me shpejtësi të madhe”, thotë Angelov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments