3.1 C
Tetovo
E diel, 10 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Nuk i ngucën kush, nuk janë faktor”, Izet Mexhiti: BDI me e-mail...

“Nuk i ngucën kush, nuk janë faktor”, Izet Mexhiti: BDI me e-mail kibernetike kërcënojnë vetveten dhe e paraqesin në polici

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se e-mail kërcënues në drejtim të deputetëve të BDI-së është shkruar nga vetë BDI, përcjell TV21. Mexhiti thotë se këto janë akrobacione politike të vetë BDI-së.

“Mendoj se vetë i shkruajnë, mandej i paraqesin në polici, nuk i ka kërcënuar askush ata deri sa kanë qenë në opozitë, tash nuk janë faktor që mund ta detyrojnë dikë për kërcënime. Duhet t’i përkushtohen vetvetes, duhet të reformohen , duhet të dalin me ide të reja dhe jo me këso akrobacione politike ku vetë nëpër e-mail kibernetikë pra ta kërcënojnë vetveten dhe ta paraqesin në polici, pra nuk i nguc kush, nuk janë faktor”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments