7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKumtesë e SPB Tetovë

Kumtesë e SPB Tetovë

Me datë 25.07.2024 në ora 14:40 në rrugën ,,Zhivko
Brajkovski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivar kanë
arrestuar personin F.T (55) nga Gostivari, i cili me urdhër të
gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burgim në
kohëzgjatje prej tre vjetësh, për veprën penale ,,trafikim me qenie
njerëzore” e dënueshme nga neni 418 paragrafi 3 i Kodit Penal.
Ai është dërguar në IKP-Burgu Idrizovë-Shkup për vuajtje të
dënimit.
…….
Me datë 25.07.2024 në ora 18.45 në rrugën ,,Pollog” në
Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin
Xh.D.(56) nga Tetova, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim
për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dërguar në IKP Burgu i
Tetovës për vuajtje të dënimit.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 19:50 në rrugën ,,Goce Dellçev”
në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga
liria një të mitur, i cili paraprakisht ishte denoncuar në Policinë e
Tetovës se është arratisur nga Institucioni Edukues Korrektues në
Vollkovi të Tetovës. Ai i është dorëzuar organit kompetent për
veprime të mëtejshme.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 16.00 në Vrapçisht të Gostivarit,
zyrtarët policorë të NjP-Gallatë kanë privuar nga liria personat
Sh.D.(48) dhe R.D.(51), të dy nga Velesi, për shkak të dyshimit të
bazuar për kryerjen e veprës penale ,,vjedhje” në Vrapçishtë të
Gostivarit. Sendet e gjetura nga vjedhja do t’i kthehen pronarit
dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave do të bëhet
kallëzim përkatës.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 10:00 në rrugën ,,146” në
Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria
personin A.A. (51) nga Tetova, për shkak se rreth orës 08:50, për
shkak të keqkuptimit për parkimin e automjeteve, me armë zjarri

ka kanosur personin N.A.(54) nga Reçica e Vogël e Tetovës.
Gjatë privimit, personit A.A. i është gjetur dhe konfiskuar një
pistoletë ,,Kubura”, ndërsa më pas me urdhër të gjykatës është
kryer bastisje në banesën e tij, gjatë të cilës iu gjet dhe konfiskua
një pistoletë tip ,,CZ” 7.62 mm, dy korniza për pistoletën dhe 46
fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ai është ndaluar në komisariat dhe
pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim
përkatës.
……
Me datë 24.07.2024 në ora 21:20 në DPB-Gostivar, personi
H.F.(57) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 20:00 para hyrjes
në Llakavicë të Gostivarit së bashku me bashkëshorten e tij janë
sulmuar fizikisht nga Sh.I. nga fshati Llakavicë. Po merren masa
për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 22.10 në SPB-Tetovë, personi
D.D. (37) nga Bërvenica e Tetovës ka raportuar se rreth orës
21.00 në afërsi të një qendre tregtare në Tetovë, vajza e tij e mitur
është sulmuar fizikisht nga një e mitur tjetër. Po merren masa për
zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 25.07.2024 në ora 23:30, në SPB-Tetovë,
personin E.S.(19) nga Zvicra me qëndrim në Sedllarcë të Epërme,
ka raportuar se në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, ka qenë i
sulmuar nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 16:30 në rrugën ,,Bllagoja
Toska” në Tetovë, punonjësit policorë të Stacionit Policor për
Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë arrestuar personin I.Sh
(45) nga Reçica e Vogël e Tetovës, pasi që është sjellë në mënyrë
agresive ndaj tyre deri sa ishin duke kryer veprime zyrtare. Ai
është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim
përkatës.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 11:50 në SPB-Tetovë, një
kompani e makinave me qira ka raportuar se janë mashtruar nga
F.E. nga Republika e Turqisë. Sipas kallëzimit, më datë
24.04.2024 personi ka marrë me qira një automjet ,,Audi” prej tyre
për të shkuar në Turqi dhe pas skadimit të kontratës, më

01.05.2024, personi ka paguar sërish para për vazhdimin e saj.
Siç raportohet, edhe pas skadimit të afatit të dytë, personi ka
refuzuar ta kthejë veturën dhe më pas është denoncuar në
komisariat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 17:10 në DPB-Gostivar,
personi S.N. (55) nga Gostivari ka raportuar se në rrugën ,,Pançe
Poposki” në Gostivar është sulmuar nga një qen endacak.
…….
Me datë 25.07.2024 në ora 13:25 në Stacionin Policor
Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Çegran,
në afërsi të fshatit Forinë, automjeti i pasagjerëve “Suzuki” me
targa të Gostivarit, i drejtuar nga K.D (19) nga Austria, ka goditur
këmbësorin Xh.I (71) nga fshati Forinë, dhe më pas mjetin e
parkuar ,,Volkswagen Passat” me rarga kombëtare gjermane, në
pronësi të I.E (63) nga fshati Forinë dhe një puntori vullkaner. Në
aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori, të cilat janë
konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim
është kryer nga një ekip inspektues nga DPB-Gostivar.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 16:35 në Stacionin Policor
Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Tode Bogdanoski” në
Gostivar, personi N.J.(47) nga Gostivari, duke drejtuar
motoçikletën me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka
rënë nga motoçikleta në rrugë. Në aksident motoçiklisti ka pësuar
lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e
Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga një ekip
inspektues nga DPB-Gostivar.
……
Me datë 25.07.2024 në ora 19:55, në SPB-Tetovë është
raportuar se në autostradën Shkup – Tetovë, përballë mbikalimit të
Dëbërcës, automjeti i pasagjerëve ,,Ford” me targa të Tetovës, i
drejtuar nga S.R (56) nga Tetova, ka dalë nga rruga. Në aksident
lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në
Spitalin klinik të Tetovës. Inspektim është kryer nga ekipi
inspektues nga SPB-Tetovë.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments