9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShkollat ku numri i fëmijëve është ulur do të mbyllen

Shkollat ku numri i fëmijëve është ulur do të mbyllen

Një numër i madh i shkollave, veçanërisht në zonat rurale, janë gati të mbyllen. Dalja jashtë vendit dhe ulja e natalitetit e bëjnë të vetën, ndaj numri i nxënësve është ulur në mënyrë drastike vitet e fundit. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se shkollat me pak nxënës tashmë janë barrë për shtetin, sepse për to paguhen faturat e ngrohjes, rrymës dhe internetit.

“Projekti për optimizimin e rrjetit të shkollave në Maqedoni funksionon me ndihmën e UNICEF-it dhe për momentin janë duke u shqyrtuar të dhënat dhe janë duke u bërë analiza. Ka disa rajone dhe shkolla që sigurisht nuk duhen mbyllur, janë larg, janë malore, do të mbijetojnë. Por ato që janë 2 kilometra larg njëri-tjetrës dhe njëra është qendror me qindra fëmijë, ndërsa në atë rurale janë dy-tre fëmijë, më keq është që fëmijët të mos bashkohen me shokët në shkollën qendrore”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Për fëmijët do të sigurohet transport dhe ushqim, sqaron Janevska.

“Fëmijët që janë pesë, gjashtë, shtatë në një fshat të caktuar dhe janë të izoluar nga moshatarët e tjerë dhe janë në një shkollë, e cila mund të jetë e rinovuar, por janë kryesisht më të vjetra. Edhe vetë prindërit dhe mësuesit e tyre janë të vetëdijshëm që vijnë për të mbajtur mësimin e tyre, por nuk kanë informacione për botën e jashtme dhe nuk kanë mundësi të shoqërohen”, deklaroi Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë ulet. Për shembull, në Ohër në vitin e ri shkollor janë regjistruar dhjetë nxënës më pak të klasës së parë se sa vitin e kaluar. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, ka trend të rënies së numrit të nxënësve në shkollat fillore në vitin shkollor 2023/2024, sipas statistikave , për një vit shkollor kanë mbyllur 14 shkolla fillore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments