-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIsh ambasadori Prof.Dr Nano Ruzhin: Herët të flitet, por do të vijë...

Ish ambasadori Prof.Dr Nano Ruzhin: Herët të flitet, por do të vijë koha për ndarje administrative

Ish-ambasadori dhe profesori universitar Nano Ruzhin, vlerëson se është opsion shumë i hershëm ideja për ndryshimin e modelit të rregullimit shtetëror sipas modelit belg apo irlandez verior, gjë që sipas burimeve të TV21, po e konsiderojnë dhe do ta propozojnë ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga BDI. Një gjë e tillë do të ballafaqohej me kundërshti në popullatë por edhe subjektet politike, thotë ai.

“Por nga ana tjetër me shumë gjasa do të vijë koha që si rezultat edhe i proceseve demokratike, dhe i dëshirave të disa segmenteve në popullatë, bashkësive etnike e kështu me radhë, të ketë një lloj ndarjeje administrative. Tani për tani ekziston ajo, kushtimisht thënë, ndarje në 8 rajone në shtetin tonë, por ku më shumë janë bërë në aspektin ekonomik dhe jo atë politik. Kështu që kjo çështje mbetet e hapur. Edhe nëse ekspertët më të mirë të angazhohen për këtë, gjithsesi nuk është punë e lehtë”, tha Nano Ruzhin, profesor universitar

Profesoresha universitare Mirjana Malevska, thotë se vendi tashmë ka praktikë për formimin e qeverisë, që koalicionin e formojnë fituesi me fituesin nga dy blloqet më të mëdha etnike, gjë që siç shton, kësaj here u shkel dhe sipas Malevskas, kjo nuk është gjë e mirë dhe në frymën e demokracisë.

“Çfarëdo që të thonë ekspertët, ajo zgjidhje do të duhet të kalojë nëpër Kuvend. Pra duhet të ketë shumicë 2/3-tat, sepse mendoj se këto lloj rregullash që i prekin marrëdhëniet mes komuniteteve duhet të bëhen me shumicë 2/3-tat. Unë nuk e di, mendoj se shumica aktuale nuk ka shumicë 2/3-tash, por për çfarëdo rregulli që të futet në Kushtetutë, ja tani nëse vërtetohet ashku apo kështu, siç thonë ekspertët, apo ajo që është përvoja jonë, patjetër duhet të ketë procedurë kushtetuese, patjetër të ndryshohen rregullat, Kushtetuta e më pas edhe ligjet, kodi zgjedhor”, tha Mirjana Malevska, profesoreshë universitare.

Duke folur për modelin belg të rregullimit të shtetit, që është i ndarë në 3 rajone, sipas gjuhëve që fliten, profesori Ruzhin tha se edhe kjo ndarje nuk është treguar efikase, sepse janë hapur çështjet tjera, siç është pagesën e taksave – njerëzit e njërit rajon që punojnë në rajon tjetër, kërkojnë të paguajnë taksat sipas vendit ku jetojnë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments