AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës “Vatra jonë – Alternativa jonë”, ka vazhduar takimet me banorët e lagjes “Drenovec” të Tetovës.
Në bashkëbisedim me ta u bisedua mbi platformën sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi, “Vatra jonë” dhe aktualitetin politik në vend.
Të pranishëm në këtë bashkëbisedim ishin ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.