Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë ka marrë disa vendime lidhur me shkarkimin e të mëparshmeve dhe caktimin e zgjidhjeve të reja kadrovike.
– Fejsal Beadini është emëruar u.d drejtor i Byrosë së vlerësimit, organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
– Sedad Rushani është emëruar u.d drejtori i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
– Shaban Alajbegu është emëruar u.d drejtor i Inspektoriatit Shtetëror Arsimor.
– Haqim Ramadani është emëruar u.d drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale.
– Zuhejr Rexhepi është emëruar u.d drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Urbanizmit.
– Mesud Jakupi është emëruar u.d drejtor i Agjencisë për rezerva mallrash.
– Xheladin Xheladini është emëruar u.d drejtor i Institucionit korrektues – Burgu i Tetovës.
– Selatin Beluli është emëruar u.d drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup.
– Vesna Peshova është emëruar u.d zëvendësdrejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.
– Eljesa Nezir është emëruar u.d drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.