12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeTaravari në Kuvend për drejtorët ekonomikë, kritikohet nga opozita për fjalimin e...

Taravari në Kuvend për drejtorët ekonomikë, kritikohet nga opozita për fjalimin e tij në gjuhën maqedonase

Në komisionet parlamentare kaluan ndryshimet në ligjin për shëndetësinë që duhet të shfuqizojë drejtorët ekonomikë. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se me këtë do të kursehen rreth 2 milionë euro dhe puna e klinikave do të jetë më efektive.

Por fjalimi i Taravarit në gjuhën maqedonase shkaktoi reagime të ashpra nga Ilire Dauti nga ASH e Selës.

Ilir Hasni reagoi pse në kohë nuk i kanë marrë materialet nga propozim ndryshimet e Ligjit që të mund t’i shqyrtojnë, por i kanë marrë vetëm një orë e gjysmë para fillimit të seancës së Komisionit.

Por Bojan Stojanovski nga DPMNE-ja kërkoi që të bisedohet për ndryshimet e ligjit, e jo për përdorimin e gjuhës shqipe.Duke komentuar propozim ndryshimet e Ligjit, Fatmir Bityqi nga LSDM tha se do ta mbështet ligjin, por se me shfuqizimin e drejtorëve ekonomik do të kursehet shumë më pak sesa siç thuhet se do të kursehen 2 milionë euro në nivel vjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments