Me shtimin e dasmave shtohet edhe përdorimi i armëve dhe fishekzjarrëve në mënyrë të pakontrolluar. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka apeluar qytetarët të kenë kujdes
SPB thekson se dënimet do të jenë të larta për gjithë ata që do shkelin rregullat.
“Sektori i Punëve të Brendshme-në Tetovë rikujton se të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin dhe se gjoba lëviz nga 100 deri në 250 euro. Gjithashtu, varësisht nga pasojat, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe vepër penale si ,,shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet”, thekson SPB-Tetovë