14.6 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaFOTO/ Ky është 20-vjeçari që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump

FOTO/ Ky është 20-vjeçari që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump

FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si sulmuesin e dyshuar të ish-presidentit Donald Trump.Referuar mediave vendase, Crooks identifikohet si një republikan, teksa mbeten ende mister shkaqet e këtij atentati të mbetur në tentativë.

FBI ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në hetimin për zbardhjen e plotë të këtij sulmi të armatosur. Trump ka folur pas sulmit me armë duke thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.

Trump u largua nga podiumi nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi u dëgjuan të shtëna armësh. Ai u pa i gjakosur në vesh dhe fytyrë, por sipas raportimeve është në gjendje të mirë.

Një person nga publiku mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa atentatori u ekzekutua nga Shërbimi Sekret.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments