12.2 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeSulmi ndaj Donald Trump, reagon Edi Rama: Tragjedi për botën demokratike

Sulmi ndaj Donald Trump, reagon Edi Rama: Tragjedi për botën demokratike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmin ndaj ish-Presidentit Trump që la një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë. Ish-Presidenti Donald Trump u plagos lehtë në veshin e djathtë. Edi Rama shkruan se sulmi është një tragjedi për botën demokratike dhe thekson se mendimet e tij janë me ish-Preisdentin Trump dhe familjen e tij.

Edi Rama: Është shqetësuese që një kandidat për President i Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments