Bashkimi Demokratik për Integrim bëri të ditur se do ta mbështesë kërkesën e LSM-së që pagat e punëtorëve të jenë 450 në vend të 370 sa janë tani. BDI tha se në periudhën sa kanë qeverisur kanë dëshmuar se mbështesin rritjen e pagave.
“Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë periudhës derisa ka qeverisur me vendin ka dëshmuar se mbështet rritjen e pagave të punëtorëve, respektivisht pagën minimale. Këtë e dëshmon rritja e pagës minimale veçanërisht në 7 vitet e fundit, ku kemi rritje mbi 100% të pagës minimale, pavarësisht të përballjes me krizën botërore COVID-19 dhe krizën energjetike. BDI gjithmonë në Programën e vet një ndër prioritetet kryesore e ka ngritjen e standartit jetësor të qytetarëve. Andaj, BDI e mbështetë pa asnjë dyshim kërkesën e LSM-së, të cilët kërkojnë që të ardhurat e punëtorëve të jenë së paku 450 euro, në vend të 370 eurove të tanishme”, thuhet në njoftimin e BDI-së.