Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri tha se është mashtrim i VLEN se po merren me mbylljen e objekteve të kazinove dhe bixhosit, por sipas Zeqirit, ata merren vetëm me lojrat online, ndërkohë, Zeqiri thotë se ligji i ASH-së merrem me mbylljen e objekteve.
Zeqiri tutje tha se Ligji i propozuar nga VLEN është mashtrim dhe manipulim me qytetarët.
“Ligji i propozuar nga deputeti Snopçe dhe vLEN është një mashtrim dhe manipulim me qytetarët. Ata merren vetëm me lojrat online dhe nuk parashohin mbylljen e objekteve të kazinove dhe bixhozit. Ligji i dorëzuar sot nga Elmi Aziri dhe Ilire Dauti, i mbështetur edhe nga deputetët e tjerë parasheh mbylljen e kazinove, bastoreve dhe lojrave të fatit dhe zhvendosjen e tyre vetëm në hotele me 5 yje.
Kujtojmë se ata premtuan në fushatë mbylljen e kazinove, pastaj thanë do t’i mbyllim 57% dhe në fund doli vetëm ato online.
P.S.
Lexoni vetë tekstin dhe gjykoni!”, ka shkruar Zeqiri.