12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani në ShBA nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan në shërbim të...

Vjosa Osmani në ShBA nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se në Arlington të ShBA-së nderoi ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.

Në një postim në Instagram ajo shprehet se guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt.

“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan”, shkroi mes tjerash Vjosa Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments