Protestuesit janë përplasur me policinë para bashkisë.
Protestuesit kanë hedhur edhe molotov drejt godinës dhe policëve.
Bazuar në pamje nga protesta, policët dhe një pjesë e protestuesve kanë shpëtuar për fije nga flakët duke u larguar pak sekonda para shpërthimit.
Pas përplasjes, ata janë nisur drejt selisë blu dhe kanë ndaluar para Parlamentit ku kanë hedhur tymuese me ngjyra.