18.3 C
Tetovo
E shtunë, 5 Tetor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: BDI kishte pushtet simbolik, ne kemi pushtet përmbajtësor.BDI e ka...

Izet Mexhiti: BDI kishte pushtet simbolik, ne kemi pushtet përmbajtësor.BDI e ka rëndë të ballafaqohet me realitetin e ri

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, i është kundër akuzave të BDI-së ndaj VLEN-it për përfaqësim jodinjitoz në Qeverinë e Mickoskit.

Mexhiti, tha se BDI-ja kishte pushtet simbolik, ndërsa VLEN-i ka pushtet përmbajtësor, të cilin do ta ndjejnë qytetarët.“Krahasimet duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet t’i bëjmë krahasimet edhe kur ata të “Frontin Evropian” kanë qenë në qeveri, kur partneri i tyre ka pasur 60 deputetë, 58 deputetë, siç ka qenë në 2011, 2014, me çfarë pozita kanë hyrë atëherë. Nuk duhet të bëhen krahasime me mandatin e kaluar kur kishim një LSDM me 24 deputetë”, u shpreh, mes tjerash, Mexhiti.Izet Mexhiti u është përgjigjur deklaratave të Arbër Ademit në Daiyl Click, i cili tha se Ali Ahmeti ka mposhtur të gjithë liderët e VLEN, përfshi Mexhitin dhe se mbetet lider në nivel nacional, shkruan TV21. Mexhiti thotë se BDI e ka rëndë të ballafaqohet me realitetin e ri.“Mendoj që e kanë një problem, nuk janë mësuar që të dalin në opozitë, e kanë rëndë të ballafaqohen me realitetin e ri, iu duhet pak kohë, ta bindin njëherë vetveten që janë në opozitë, mandej ta bindin veten që iu duhet reformë brenda tyre dhe ju duhet…uroj pra që të jenë opozitë konstruktive. Pra sa i përket rezultateve zgjedhore, sa iu përket qeverisë së re, edhe aty kanë pasur muhabete, por mendoj që realiteti është krejt ndryshe”, pohoi Mexhiti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments