7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQYTETARËT DHE KOMPANITË MARRIN FTESA FALLCO PËR HETIM TË PRETENDUAR NGA MPB...

QYTETARËT DHE KOMPANITË MARRIN FTESA FALLCO PËR HETIM TË PRETENDUAR NGA MPB DHE EUROPOL

Ftesa të rreme për hetim të pretenduar në vazhdim nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe EUROPOL po arrijnë tek qytetarët dhe kompanitë në vend. Ministria apelon që të mos bien në mashtrime të tilla, ndërsa Departamenti për Krime Kompjuterike në MPB tashmë po ndërmerr masat dhe aktivitetet e duhura për sanksionimin ligjor të autorëve.

“Departamenti kundër Krimit Kompjuterik apelon qytetarët dhe personat juridikë që të mos hapin dokumente bashkëngjitur mesazheve që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur, të mos bien në mashtrime të këtij lloji dhe personat juridikë të marrin masat e duhura për mbrojtjen e sistemeve të tyre kompjuterike nga malware të mundshëm në përputhje me procedurat e tyre të brendshme të sigurisë kibernetike”, thotë Ministria e Brendshme:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments