6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujqit me traktorë para Qeverisë, protestojnë për subvencione që nuk u janë...

Bujqit me traktorë para Qeverisë, protestojnë për subvencione që nuk u janë paguar

Rrugët e bllokuara.
Më shumë se 30 policë janë rreshtuar para Qeverisë.
Ata po e presin marshin e bujqve të cilët janë nisur nga “Mavrovasja”, për të protestuar për mospagesën e subvencioneve nga ana e Qeverisë.

Bujqit e ndërprenë marshin tek stacioni i vjetër i autobusëve. Siç treguan, policia nuk i lejoi të kalojnë për shkak se ata ishin me traktorë të mbushur me pemë dhe perime. Pas disa minutave, pasi kishin zbrazur traktorët, më në fund protestuesit vazhduan marshin drejt Qeverisë.

Ata kërkonin dorëheqjen e kryeministrit.

Ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski dje tha se protesta ka prapavi politike dhe se e ka iniciuar partia opozitare VMRO-DPMNE. Dimkovski tha se ka filluar pagesa e subvencioneve dhe se është pritur rebalansi i buxhetit.
Protestuesit mohuan se protesta është organizuar nga VMRO DPMNE. Ata nxorrën dhe treguan librezë partiake të LSDM-së. Ndonëse mes tyre kishte persona të shumtë të veshur me kapela e maica me logo të VMRO-së.

Ankesa për çmime të ulëta të blerjes drejtuan edhe vreshtarët, pemëtarët, kultivuesit e duhanit e kështu me radhë.
Ata kërkojnë takim me Zaevin dhe i japin ultimatum 7 ditë, ndryshe siç thonë, protestat do të jenë më radikale me çka do të bllokojnë autostrada.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments