7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProtestat kundër paraleles shqipe në Çashkë, Zaevi apelon për bashkëpunim, Mickoski: VMRO-DPMNE...

Protestat kundër paraleles shqipe në Çashkë, Zaevi apelon për bashkëpunim, Mickoski: VMRO-DPMNE s’ka gisht

Kryeministri Zoran Zaev u kërkon mirëkuptim nga banorët e Çashkës që po protestojnë kundër hapjes së paraleles në gjuhë shqipe në shkollën fillorë “Todor Janev”. I pyetur nga TV21 për këtë çështje, Zaev tha se në këtë rast bëhet fjalë për fëmijë andaj prindërit duhet t’ia zgjasin dorën njëri-tjetrit.

“Fëmijët janë të barabartë. Vlerësimi i prindit për fëmijën e tij është i barabartë si i një prindi tjetër fqinj, nga fshati fqinj ose qytetit a komunës fqinje. E drejta e arsimimit është kulmi i vlerave që duhet ta respektojmë. Apeloj tek qytetarët tanë të kenë mirëkuptim, të zgjasin dorën, të ndërtojnë bashkëpunim sepse kushtet adekuate për shkollim cilësor është parakusht i domosdoshëm për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Pas mbledhjes së sotme për hapjen e paraleles shqipe në Çashkë, kryetari i Këshillit komunal Halit Ferati tha se protesta e djeshme u organizua nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Kreu opozitar Hristijan Mickoski thotë se nuk është i informuar për këtë çështje por përgënjeshtron se nga partia e tij të kenë stimuluar këto protesta.

“Kategorikisht e mohoj që VMRO-DPMNE qëndron pas çfarëdolloj organizimi të protestave ose ngjarje të tilla. Duhet që ta shohim gjendjen aktuale, t’i shohim e më pas edhe ne si parti do të deklarohemi. Unë për herë të parë nga ju dëgjoj për diçka të tillë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore në Çashkë dje u çuan të protestë, për të kundërshtuar hapjen e një paraleleje në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”. Ata nuk duan që aty të mësohet edhe shqip, sepse siç pohojnë, komuna është etnikisht e pastër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments