www.telegrami.mk
Nikollovski nuk ka zv.kryeministër të parë me datë 20.06.2024
video lajmi i Nikollovskit…
Izet Mexhiti kundërshton Nikollovskin me datë 21.06.2024
POSTI I ZËVËNDËSKRYEMINISTRIT TË PARË
Izet Mexhiti thotë preras se do të jetë zv/kryeministër i parë, por thekson se ky post figuron vetëm në Rregulloren e Qeverisë dhe nuk është i rregulluar me Ligjin për Qeveri. Sipas tij, kjo çështje në të ardhmen do të rregullohet edhe me ligj, ndërsa zv/kryeministër i parë do të jet vet Mexhiti. Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, thote se Izet Mexhiti do të jetë zv/kryeministër si gjithë të tjerët.
Izet Mexhiti nga koalicioni “Vlen” komentoi sot rreth dilemave të krijuara në opinion nëse do të jetë zv/kryeministër i parë në qeverinë e re, apo zv/kryeministër si edhe të tjerët në këtë qeveri.
Gazetarja: Moderatorja ju prezantoi si zv/kryeministër të parë, ndërkohë që dy ditë më parë Aleksandar Nikollovski tha se Izet Mexhiti nuk do të jetë zv.kryeministër iparë, por do të jetë zv/kryeministër si gjithë të tjerët. Cili nga këto dy versione qëndron?
” Si të gjitha punët që i kanë bërë shkel e shko dhe nuk I kanë formalizuar deri në fund, është e vërtetë që në Ligjin për Qeveri edhe në të kaluarën pra nuk e kanë precizuar që ka zv/kryeministër të parë, por çështja është e rregulluar në Rregulloren e Qeverisë. 01:24 Ne si “VLEN” kemi marrëveshje me mandatarin, me kryeministrin e ardhshëm Hristjan Mickoski, që të kemi zv/kryeministër të parë dhe të udhëheqë “ Vlen”. Më konkretisht do e udhëheq unë. 01:38 Dhe pretendojmë që në të ardhmen ta rregullojmë edhe me ligj” – tha Mexhiti.
Gazetarja: Deri sa të rregullohet, ne mediat kur marrim deklaratë nga ju, si të ju shkruajmë?
Izet Mexhiti: Zëvendëskryeministër i parë.
Gazetarja: Edhe pse nuk është e rregulluar ligjërisht?
Izet Mexhiti: Unë mendoj se e shpejgova.
Dilemat rreth këtij posti u ngjallën nga deklarata e dy ditëve më parë që Aleksandar Nikollovaski bëri i ftuar në një nga mediat në vend.
Pse mbetet funksioni zëvendëskryeministër i parë?
-Nuk mbetet. Unë edhe kolegëve tuaj gazetarë iu paraqita që t’i sqaroj, nuk do të ketë punë të tilla!
-Do ta fshini?
-Po.
-Do me thënë Izet Mexhiti nuk do të jetë zëvendëskryeministër i parë?
-Ai do të jetë zëvendëskryeministër në Qeveri, siç do të jem unë dhe…” – tha Aleksandar Nikollovski-VMRO-DPMNE.
Nga bisedimet me VMRO-DPMNE, Koalicioni “VLEN” arriti marrëveshjen që në Qeverinë e re të marrë me 5 ministri, një ministër pa resor, postin e kryetarit të Kuvendit dhe zv/kryeministrit të parë. /tvklan.mk/
www.telegrami.mk