Udhëkryqi në bulevardin “Bllagoja Toska” është bërë një ndër më të rrezikshmit në Tetovë. Në këtë kryqëzim që u lëshua në përdorim para një viti nuk janë vendosur semaforë, ndërsa të dhënat tregojnë se vetëm këtë vit janë shkaktuar 24 aksidente.
Nga Komuna e Tetovës thonë se tenderi për vendosjen e semaforëve në këtë rrugë ka përfunduar, ndërsa javën që vjen pritet që kompania që e ka fituar tenderin të fillojë me punë.
Nga komuna për aksidentet e akuzojnë SPB Tetovë sepse nuk kryejnë kontrolle, pasi që sipas tyre, aty ka shenja komunikacioni.
Kur u lëshua bulevardi “Bllagoja Toska”, nga SPB Tetovë akuzuan se komuna e ndërmori këtë hap pa pëlqimin e tyre për shkak të mosvendosjes së sinjalistikës, ndërsa nga komuna atëherë thoshin se në këtë bulevard ka shenja për të rregulluar komunikacionin. Nga lëshimi i këtij bulevardi, për 10 muaj, kanë ndodhur 335 aksidente.