4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLloga: Si “Front Europian” e kemi pranuar ftesën e VMRO-së për të...

Lloga: Si “Front Europian” e kemi pranuar ftesën e VMRO-së për të biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore

Ministri aktual i Drejtësisë Krenar Lloga, i cili është pjesë e koalicionit Fronti Europian, ka folur në lidhje me mbështetjen e deputetëve të tyre për propozimin e VMRO-DPMNE-së për riorganizimin e ministrive. Lloga në një intervistë për “360 shkallë”, tha se kanë pasur takim me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe kanë vendosur në mënyrë unanime që të mbështesin këto ndryshime ligjore.

“Para se të bëhej një votim i tillë për ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, pak ditë më parë kishim një mbledhje të koalicionit “Fronti Europian” me përbërje më të gjerë të kryetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partive, në të cilat jemi informuar se ka ftesë nga VMRO-DPMNE në pushtet ose ndonjë lloj ftese përmes palëve të treta. Kemi diskutuar dhe një nga pyetjet ka qenë se si do të veprohet, pra a duhet të ulemi të flasim apo të udhëhiqemi nga ajo që tashmë është shpallur, pra të vazhdojmë të kërkojmë legjitimitet. Është diskutuar dhe është arritur mendimi unanim se duhet të ulemi me VMRO-DPMNE-në dhe të hapen të gjitha çështjet”, tha Lloga.

Kjo ftesë e VMRO-DPMNE-së, sipas Logës – anëtar i Aleancës për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka qenë e përgjithshme dhe jo vetëm për ndryshimet në ligjin për riorganizimin e ministrive.

“Ka qenë kërkesë e përgjithshme, sepse ne i dhamë mandat një deputeti të koalicionit tonë, ku përfaqësuesi ynë ishte Elmi Aziri, i cili u ul në Kuvend dhe aty u ngritën dy çështje kyçe – njëra ishte për amendamentet e këtij ligji dhe tema tjetër ishte për krijimin e një komisioni ad-hoc në parlament, i cili dy herë në vit do të japë raport se sa është zbatuar balancuesi”, tha Lloga.

Ndryshe, dhjetë deputetë të Frontit Europian mbështetën ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, të cilat u votuan në orët e para të mëngjesi të ditës së shtunë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments