9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN ka listën e drejtorive dhe institucioneve tjera, po diskutohet ndarja(kuptohet zëvendsimet...

VLEN ka listën e drejtorive dhe institucioneve tjera, po diskutohet ndarja(kuptohet zëvendsimet nga postet e BDI-së,DEJA VU )

Mediat ditëve të fundit publikuan një listë më të gjatë të drejtorive dhe institucioneve të tjera të eshalonit të tretë që koalicioni VLEN do të marrë për t’i drejtuar.

Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për rreth 400 poste udhëheqëse, përfshirë edhe ato në nivel të njësive rajonale në mbarë vendi. Nga ndarja e kulaçit qeveritar, do të përfitoj edhe ZNAM me rreth 100 poste udhëheqëse apo edhe zëvendësa përfshirë njësitë rajonale.

Përcjell faktor.mk, partnerët e koalicionit tashmë po shqyrtojnë ndarjen e posteve qeverisëse dhe përgjegjësive në detyrat që do t’i menaxhojnë.

Sipas marrëveshjes jozyrtare, VLEN do të udhëheq edhe dhjetëra institucione shëndetësore e kulturore, agjenci shtetërore dhe burgje, që do të emërohen në pozitat drejtuese të drejtorit apo zëvendësdrejtorit.

Parimisht VLEN hyn në vendet ku ka pasur kuadro të BDI-së deri më tani, pra do të ketë drejtorë në Qendrën Klinike, deputetë në Fondin e Shëndetësisë dhe Fondin e Pensioneve. Ata do të emërojnë njerëzit e tyre në Zyrën për Inteligjencë Financiare, IRS, Regjistrin Qendror, Agjencinë për Administratë dhe Dogana dhe drejtor në Zyrën për Libra Regjistrues, një pjesë e madhe e të cilëve do të jenë zëvendësdrejtor.

Nga institucionet më të mëdha të kontraktuara, janë dakorduar edhe pozita e zëvendësdrejtorit në MRTV dhe MIA, pozita e drejtorit në NP Kullosat, Agjencia për Informacione të Klasifikuara, Metrologji, si dhe pozita e zëvendësdrejtorit në Pyjet Shtetërore dhe ELEM.

VLEN do të menaxhojë edhe disa teatro, Filharoninë, ndërsa do të emërohet edhe zëvendësdrejtor në Bibliotekën Universitare në Shkup. Nga institucionet e burgjeve merr dy drejtorë dhe tre zëvendësdrejtorë. Pra, kuadro të kësaj partie do të menaxhojnë burgun e Strugës dhe Tetovës, ndërsa zëvendës do të ketë në burgun e Ohrit, Shutkës dhe Kumanovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments