4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDËMTOHET KABLLOJA E TELEFERIKUT TETOVË – KODRA E DIELLIT RREZIK POTENCIAL PËR...

DËMTOHET KABLLOJA E TELEFERIKUT TETOVË – KODRA E DIELLIT RREZIK POTENCIAL PËR RRUGËN DHE LAGJEN E VILAVE NË QENDRËN E SKIJIMIT

Kabllo çeliku e plasaritur nga teleferiku nga Tetova deri në Kodër të Diellit mund të jetë rrezik për njerëzit, ndërsa gati një vit më pas, problemi nuk është tejkaluar. Vitin e kaluar në gusht MIA informoi se ekziston rrezik që kabllo e dëmtuar të griset dhe të shkaktojë probleme nëse bie në rrugë. Situata është e njëjtë edhe tani, kabllot janë mbivarur dhe duken kur kalohet me automjet nën to.

Ka mbetur edhe pak kohë deri në ditën e gjykimit kur kablloja do ta ‘kapë’ një kamion që lëviz përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit ose nuk do të mund të kalojë. Kablloja është e rrezikshme, mendoj se e dinë, thjesht e injorojnë. Nëse nuk e lëvizin, të paktën ta lyejnë kuq e bardhë, që njerëzit të dinë se çfarë ka sipër rrugës dhe të kenë kujdes kur kalojnë nën kabllo”, thotë Nadir Murseli, alpinist me përvojë të madhe në operacionet e shpëtimit malor, i cili e ka ndjekur që nga viti i kaluar gjendjen e kabllove.

Havzi Rizvani, kryetar i bashkësisë lokale të pronarëve me vila në Kodër të Diellit, thotë se teleferiku kalon mbi lagje, prandaj është me rëndësi të gjendet zgjidhje.

Në gusht të vitit 2023 administrata e atëhershme e ELEM Turs e cila udhëheq me qendrën e skijimit Kodra e Diellit, informoi se teleferiku është në kompetencë të tyre dhe janë në rrjedhë me situatën. Ishte thënë se një person teknik përgjegjës e mirëmban kabllon kohë pas kohe që të mos prishet, paralajmëruan ndërmarrjen e më shumë hapave, më saktë presin udhëzime nga Fakulteti i Makinerisë ku po bëhen hetime edhe për teleferikët e tjerë.Teleferiku Tetovë – Kodër e Diellit është me gjatësi prej rreth 6,5 kilometra. Vozitja në të a.q. gondola ajrore për katër persona zgjati 40 minuta, me kapacitet prej 400 persona në orë. Në gusht të vitit 2023 administrata e atëhershme e ELEM Turs e cila udhëheq me qendrën e skijimit Kodra e Diellit, informoi se teleferiku është në kompetencë të tyre dhe janë në rrjedhë me situatën. Ishte thënë se një person teknik përgjegjës e mirëmban kabllon kohë pas kohe që të mos prishet, paralajmëruan ndërmarrjen e më shumë hapave, më saktë presin udhëzime nga Fakulteti i Makinerisë ku po bëhen hetime edhe për teleferikët e tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments