12.8 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeFaza e parë nga riorganizimi i ministrive, opozita kundër: Ligj sistematik nuk...

Faza e parë nga riorganizimi i ministrive, opozita kundër: Ligj sistematik nuk sillet me procedurë të shkurtuar

Në prezantimin e këtij ligji me të cilin riorganizohen ministritë, Mickoski kërkoi përkrahjen e të gjithë deputetëve. Ai tha se kjo do të thotë ndryshim reformues të qeverisë dhe funksionim normal të kësaj përbërjeje qeveritare. Ai sqaroi të gjitha ndryshimet e ministrive, një pjesë prej tyre do të riorganizohen, një pjesë janë të reja, ndërsa një pjesë e madhe nga agjenci do të shfuqizohen për shkak se do të kalojnë në ministri.

“Riorganizimi ku një pjesë e ministrive do të jenë të reja, ndërsa agjencitë që ekzistonin deri më tani do të shfuqizohen, pjesë e ministrive do të rigrupohen, përkatësisht një pjesë e kompetencave të një ministrie do të kalojnë në një ministri tjetër, me qëllim që të zbatohen reformat që i ka për qëllim kjo qeveri, por njëkohësisht t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve”, tha Hristian Mickoski, mandatar.

Opozita votoi kundër këtij ligji dhe dorëzoi propozim që të tërhiqet nga seanca, por propozimi i tyre nuk u miratua. Oliver Spasovski nga LSDM tha se një ligj i tillë sistematik nuk mund të sillet me procedurë të shkurtuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments