8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKush i do më shumë shqiptarët? 6 muaj para zgjedhjeve fillon vrapi...

Kush i do më shumë shqiptarët? 6 muaj para zgjedhjeve fillon vrapi pas votës shqiptare

Edhe pse zgjedhjet e parakohshme janë pas 6 muajsh, më 12 prill 2020, betejën për votën shqiptare tashmë e kanë nisur krerët e dy partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

“Mbrëmë isha në Gostivar, kisha mundësi që për kënaqësinë time të madhe, një pjesë e madhe e qytetarëve në Gostivar, që nuk janë maqedonas etnikë, por janë turq dhe shqiptarë, të ngrihen nga lokalet ku po pinin kafe që të më përshëndesin, një pjesë e tyre edhe më përqafuan dhe një pjesë e tyre më thanë se në të ardhmen  do të më mbështesin mua dhe VMRO-DPMNE-së sepse janë të zhgënjyer nga ajo që kanë përjetuar në të kaluarën si nga partitë shqiptarë po ashtu edhe nga LSDM-ja e drejtuar nga Zoran Zaev”, potencoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Këtyre pohimeve me ironi u është përgjigjur oponenti politik i Mickosksit, kryeministri dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev. Ai tha se Mickoski me siguri është përqafuar me Arben Tarvarin nga Aleanca për Shqiptarët, por ndoshta se ka njohur se është Kryetari i Komunës.

“U tha në mënyrë precize që ai, ose ka qenë z.Taravari ose nuk e ka njohur që është z.Taravari ose është ndonjëri i kabinetit të tij më të cilin kanë bashkëpunim serioz. Po, ai mund të përqafohet me dikë më të cilin bashkëpunon direkt. Unë dëshiroj që të jemi me ndjenja miqësorë në këtë vendin tonë të vogël, por që kjo të ndodhë duhet që politikanët ta ndryshojnë narrativin. Në të kundërtën do të na mbetet të përqafohemi vetëm me ata me të cilët kemi interes dhe bashkëpunojmë, siç është bashkëpunimi që në nivel lokal e ka VMRO-DPMNE-ja dhe Aleanca për Shqiptarët”, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kryetar i Gostivarit Arben Taravari, që vjen nga radhët e ASH-së i tha TV21 se është i befasuar nga fjalët e Zaevit, se ai qenka përqafuar me Mickosksin.

“Me sa e di unë partnerët e koalicionit që z.Zaev i ka në qeveri kanë qenë 11 vjet të përqafuar me z.Mickoskin. Z. Zaev me Mickoskin thuajse nuk ka javë që nuk takohet për ndonjë amnisti ose lirim të ndonjë krimineli. Unë demantoj dhe them se askush prej kabinetit tonë nuk ka qenë në atë takim dhe nuk është përqafuar me z.Mickoskin”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Sa i përket koalicionit lokal ASH-DPMNE, sipas Taravarit, ishte i domosdoshëm për shkak se LSDM-ja nuk ka pranuar ofertat e Aleancës për përmbushjen e premtimeve parazgjedhore. E sa i përket votës shqiptare, Taravari mendon se ajo nuk do të shkojë më tek partitë maqedonase.

“S’besoj se ndonjë shqiptar, përveç klientelistëve, që mund ta votojnë LSDM-në në zgjedhjet parlamentare”.

TV21: Po VMRO-DPMNE-në?

Nuk e di, s’besoj! Shqiptarët kanë partitë e tyre shqiptare dhe ma merr mendja se do t’i votojnë partitë shqiptare”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Krahas fjalosjeve të tanishme mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjeve nuk përjashtohet asnjë mundësi për koalicionim mes këtyre partive. Taravari i tha TV21 se të gjitha mundësitë mbeten të hapura, varësisht prej numrave dhe programeve. Edhe kryeministri Zaev thotë se koalicionet e ardhshme do të orientohen varësisht votës së qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments