1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeI dyshuari për vrasjen e Vanjës dhe Zhezhovskit, Palevski, po merret në...

I dyshuari për vrasjen e Vanjës dhe Zhezhovskit, Palevski, po merret në pyetje nga Prokuroria

Ljupço Palevski-Palço aktualisht po merret në pyetje në prokurori, pas rreth 20 ditësh nga ekstradimi i tij në vend. I dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski do të përballet me provat e prokurorisë për rastin. Paraprakisht janë ekzaminuar sendet që ka sjellë me vete pas ekstradimimt nga Turqia, mes të cilave kishte edhe dokumente, raporton Telma.

Palevski u ekstradua më 15 maj, ndërsa nga aeroporti, përfundoi prapa grilave në Shuto Orizari, pasi i ishte caktuar masa e ndalimit në mungesë. Ai u përball për herë të parë me publikun pas disa ditësh kur u deklarua në Gjykatën Penale për rrethanat e ndalimit të tij. Ai deklaroi se ishte i pafajshëm, se nuk ishte në arrati dhe se nuk do të mbrohej duke heshtur.

Hetimi për Palevskin mund të zgjasë më së shumti 6 muaj, pas së cilës duhet të ngrihet aktakuzë.

Më pas pritet që kjo procedurë të kombinohet me gjykimin ndaj të akuzuarve të tjerë Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski. Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në rrëmbim dhe vrasje. Sipas aktakuzës, qëllimi i tyre ishte të detyronin një anëtar të familjes së ngushtë të Vanjas të jepte para. I akuzuar është edhe babai i saj, Aleksandar Gjorçevski, i cili akuzohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij. Ai pretendon se është i pafajshëm, ndërsa mbrojtja e tij se nuk ka prova për krimin për të cilin akuzohet.

Si organizator i rrëmbimeve dhe autor i vrasjeve, të akuzuarit gjatë arrestimit e kanë theksuar Palevskin, i cili pretendon se është i pafajshëm dhe se nuk do të mbrohet duke heshtur. Ndërkohë presim që të kalojë afati 8-ditor për kundërshtimin e akuzës, në mënyrë që Gjykata Penale brenda 30 ditëve ta miratojë të njëjtën dhe të caktojë seancën për rastin.

Sipas asaj që është paraqitur deri më tani nga hetimi, 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska është rrëmbyer në Shkup më 27 nëntor 2024 rreth orës 7:20 të mëngjesit kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Sipas hetimeve, Palevski së bashku me Keshishovin, Manevskin dhe Videvskin e kanë marrë dhe e kanë lidhur në hyrje të objektit, e kanë futur në thes dhe më pas në veturën e 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, i cili u vra pesë ditë më parë.

Vanja u vra në të njëjtën ditë, më 27 nëntor 2023, ndërsa trupi i saj u gjet më 3 dhjetor në fshatin Brazda në periferi të Shkupit. Makina e djegur u gjet jo shumë larg. Palevski u largua nga vendi tre ditë pas vrasjes, ndërsa Keshishov, Manevski dhe Videvski pas arrestimit e pranuan krimin dhe e dërguan policinë në vendet ku ishin varrosur Vanja dhe Zhezhovski.

Ljupço Palevski-Palço dyshohet se ka planifikuar, organizuar dhe kryer dy vrasje. Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev dyshohen për rrëmbim dhe dy vrasje. Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës së vrarë, dyshohet se i ka dhënë informacion Palços për kohën kur vajza e tij del nga ndërtesa dhe shkon në shkollë. I dyshuari i fundit është Stefan Dimkovski, i cili u arrestua sepse dyshohet se e ndihmoi Palçon të arratisej nga Beogradi në Turqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments