10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPPS: ËSHTË NË PROCES PAGESA E TË DREJTAVE SOCIALE DHE TË MBROJTJES...

MPPS: ËSHTË NË PROCES PAGESA E TË DREJTAVE SOCIALE DHE TË MBROJTJES SË FËMIJËVE

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin maj të vitit 2024.

Shfrytëzuesit e të drejtave monetare që zotërojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para nga bankomati, t’i përdorin fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose përmes bankarisë elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 5 qershor 2024.

Me qëllim për të shmangur bllokimet para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar në rend alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe atë sot për personat mbiemrat e të cilëve fillojnë me A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, L, LL, ndërsa nesër për përdoruesit me mbiemra duke filluar me M, N, NJ, O, P, R. S, T, Q, H, C, Ç, XH, SH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments