3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV / Drejtoresha e Qendrës së Provimeve: Testuesit te të cilët ka...

RMV / Drejtoresha e Qendrës së Provimeve: Testuesit te të cilët ka pasur më shumë kopjime do të shënohen në raport

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QShP), Biljana Mihajlovska, mbrëmë tha se nëse konstatohet se te një testues i caktuar kanë kopjuar më shumë nxënës, emri i tij do të shënohet në raportin që QShP do ta dorëzojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë vlerësuesit, të gjithë koordinatorët e një lënde të caktuar, do të duhet të më japin një listë. Nëse në një grup prej 15 nxënësish, pesë nxënës konstatohet se kanë kopjuar me të njëjtin testues, atëherë ai testues, pra emri i tij në raportin e bërë nga Qendra Shtetërore e Provimeve, do të dorëzohet në Ministri. Për më tepër, meqenëse ligjet nuk parashikojnë masa në raste të tilla, Ministria do të duhet të marrë masa”, tha Mihajllovska në emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma”.

Në lidhje me grupin viber në të cilin është ndarë testi i gjuhës amtare në fillim të provimit të shtunën, Mihajlovska tha se nuk do të thotë se të gjithë anëtarët e grupit janë maturantë dhe se kanë keqpërdorur diçka. Ajo beson se problemi nuk është tek teknologjia, por tek qëndrimi ndaj maturës dhe ndershmëria ndaj provimit, duke theksuar se vitin e kaluar në testin e gjuhës angleze kanë kopjuar 3114 nxënës, ndërsa në vitin 2016 janë bërë 4000 teste me me kopjim.

“Nëse të gjithë i respektojnë procedurat, gjegjësisht telefonat duhet të lihen anash, pse do të na duhen bllokuesit”, tha Mihajlovska.

Sipas drejtorit të gjimnazit “Orce Nikolov” të Shkupit, Mitko Dimovski, nëse të gjithë do të respektonin protokollet dhe do të dinin si të vepronin, atëherë të gjithë do të ishin më mirë.

“Protokollet padyshim që nuk e zgjidhën problemin. Fëmijët këtë vit ishin nën stres sepse ishin vendosur në hapësira të mëdha, por do të theksoja më shumë se në shkolla të caktuara fëmijët ishin disi të frikësuar. Duhet të kemi qëndrim më pozitiv ndaj tyre”, tha Dimovski.

Sipas Dimovskit, duhet të fillohet me pagimin e testuesve, me çka është pajtuar edhe drejtoresha e QShP, duke theksuar se në ligjin për arsimin e mesëm, i cili nuk është miratuar, ekziston një dispozitë që parasheh që këta persona të jenë paguar.

“Nëse QShP do të kishte buxhet për të paguar testuesit, sigurisht që do t’i paguante testuesit”, theksoi Mihajlovska, duke shtuar se kjo nuk mund të jetë arsyetim për të detyruar disa mësimdhënës të bëjnë punën e tyre, e disa jo.

Të shtunën e datës 8 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë (me zgjedhje) të jashtëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments