14.5 C
Tetovo
E hënë, 21 Tetor, 2024
BallinaLajmeMilloshoski për ankesën e Llogës: Shpresoj që mos t’i ketë dërguar përmes...

Milloshoski për ankesën e Llogës: Shpresoj që mos t’i ketë dërguar përmes “Postës së Maqedonisë”, ndërmarrje që 20 vjet udhëhiqet nga BDI

Antonio Milloshoski nga VMRO-PMNE sot në Daily Click në TV21 komentoi letrën që ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka dërguar deri te ndërkombëtarët, për t’u ankuar për për idenë e qeverisë në ardhje për “shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve”. Milloshoski në ironi tha se shpreson që letrat mos të jenë dërguar përmes Postës së Maqedonisë, pasi ka gjasa që mos të arrijnë deri te adresat përkatëse.

“Do të them që nga ana e tij ka të drejtë nëse dëshiron që të ankohet, të shkruaj letra të tilla, por shpresoj që letrat mos t’i dërgojë përmes “Postës së Maqedonisë”, N.P. që 20 vjet udhëhiqet nga BDI dhe është jofunksionale, sepse nëse e dërgon përmes Postës së Maqedonisë, mund të mos arrijë deri te adresat që dëshiron të ankohet ministri Lloga”, theksoi Milloshoski.

Milloshoski thotë se reformat në Këshillin Gjyqësor dhe në atë të Prokurorëve janë të domosdoshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments