www.telegrami.mk
SINDROMI TETOVA më i theksuar hë për hë te Taravari që edhe nuk e fsheh që kur u bë koalicioni me BDI në Qeverinë Kovaçevski-Ali Ahmeti. Ministër Shëndetësie emëroi Fatmir Mexhitin nga GV dhe Azir Aliun poashtu nga GV Ministër te Shoqërisë Informatike dhe Administratës,pa Ministër la Tetovën . Taravari me Vlen votat i fituan në Tetovë …në Gostivar Taravari humbi…epo pak e kanë një elefant tetovarët SIC ?!
Arben Taravari ka konfirmuar emrat e ministrave dhe zëvendës ministrave në qeverinë e re, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE,nga partia që pretendon ASH ( edhe pse Gjykata verndosi që ASH i përket Ziadin Selës jo Taravarit)
Arben Taravari do të udhëheq vetë me Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa Arben Fetai jo tetovar do të udhëheq me ministrinë për qeverisje të mirë dhe transparencë.
(e ashtuquajtura ministri e byrekut ,dikur sipas Taravarit )
Sa i përket zëvendës ministrave, Arben Taravari do të dërgojë Prof.dr Mislim Zendelin në Ministrinë e bujqësisë(zëvendësimi i Vjollca Berishës -ASH )
dhe prof.dr Flakron Bexhetin zëvendës ministër në Ministrinë e Mbrojtjes.(zëvendësimi i Tiron Jajagës-ASH )
Në eshalonin e drejtorive, partia e Taravarit do të ketë 50 deri në 60 institucione kurse në nivel të sekretarëve shtetëror ende nuk dihet numri i saktë, nga pesë sekretarë shtetëror që do t’i merr koalicioni VLEN.
Përndryshe, VLEN, VMRO-DPMNE dhe ZNAM do të udhëheqin qeverinë sipas mediave të VMRO-DPMNE …www.telegrami.mk