-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeInvestime në rrugën Shkodër-Mali i Zi – BERZH, tender për aksin Shirokë-kufi

Investime në rrugën Shkodër-Mali i Zi – BERZH, tender për aksin Shirokë-kufi

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë – Zogaj – Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet e ujësjellësit dhe ujërave të zeza Shirokë – Zogaj, në Qarkun e Shkodrës.

Ndërhyrjet janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë e Shqipërisë.

Rruga Shirokë-Zogaj gjatë viteve të fundit ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të përdoruesve të trafikut, veçanërisht gjatë sezonit të verës, për shkak të rritjes të lartë të turistëve vendas dhe të huaj, duke shijuar komoditetet natyrore përgjatë liqenit të Shkodrës dhe atraksionet e ndryshme turistike të kësaj zone të mbrojtur mjedisore.

Për këto arsye, sipas BERZH rehabilitimi i kësaj rruge është kthyer në një çështje prioritare, sepse është absolutisht e nevojshme. Tenderi do të qëndrojë i hapur për kompanitë e interesuara deri në datën 7 korrik.

Ky nuk është tenderi i parë që BERZH hap në kuadër të këtij projekti, pasi vetëm pak javë më parë u hap procedura për përmirësimin e potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në Kalanë e Beratit, duke synuar rritjen e atraktivitetit turistik të këtij destinacioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments